E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kejdi Mehmetaj bëhet nënë për herë të parë, Kryemadhi zbulon emrin e veçantë

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë.

 

Mehmetaj ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Lura. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

‘Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë yll të bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura!’- shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka uruar deputeten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë