Tirana pret sot dhe nesër 47 liderë nga e gjithë Evropa në kuadër të samitit të 6 të Komunitetit Politik Europian.
I pari që ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytet është kryeministri i
Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, e kjo është njëkohësisht edhe e para vizitë zyrtare e një udhëheqësi britanik në Shqipëri, që do të finalizojë bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
Starmer u prit nga kryeministri Edi Rama me të cilin më vonë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më herët ai u prit në presidencë edhe kreu i shtetit Bajram Begaj.
Mes dy qeverive pritet të nënshkruhen edhe dy marrëveshje. Njëra do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial. Marrëveshja e dytë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni.
Rreth orës 13:00, Starmer do të do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Po sot pasdite kryeministri Rama do të mirëpresë edhe presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
Mbrëmjen e së enjtes, ndërkohë do të zhvillohet një darkë informale mes krerëve të BE, kreut të NATO-s, Mark Rutte si dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Të premten e 16 majit, Rama do të nisë ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit Politik Evropian Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të qëndrojë edhe një ditë më pas për Samitin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës./vizionplus.tv





