Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

Në një takim me LGI-në , në Tiranë kryetarja e LSI i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrejë një padi me emrin dhe firmën e tij ndaj çdo opozitari që akuzon dhe të mos merret më me thashetheme.

 

“Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruajë një padi dhe të vendosë emrin dhe firmën për çdo akuzë që ka ndaj opozitës, Ka 20 vite që bën me baltë çdo kundërshtar të tij. Le të bëhet aq trim dhe le të vendosë firmën për çdo opozitar që ka në dosje.”, tha Kryemadhi.

 

 

E ndalur tek deklarata e kryeministrit Rama se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët, Kryemadhi e quajti atë qesharake.

 

 

“Gratë në LSI vërtet kanë qenë të padukshme, por i kanë fuqinë dhe shkëlqimin. Të gjithë ata të rinj dhe të reja që ishin pjesë e LRI, kanë dhënë shpresë. Nënat kanë brumosur fëmijët që të jenë pjesë e LSI dhe nëpërmjet e LSI të jenë pjesë e qeverisjes. Pra pa fuqizimin, forcën e tyre për të qenë pjesë dhe për të mos u dorëzuar, do të ishte e pamundur që ne të ishim këtu ku jemi. Pjesa më e madhe kanë përballuar një fushatë të egër, pasi kishin përballë edhe bandit. Sot disa nuk kanë ardhur, por jam e bindur se na ndjekin. Të gjithë ne sot jemi koshient që taksat e larta dhe mungesa e qeverisë për të ndihmuar biznesin janë zero. Kemi borde pafund por asnjë ndihmesë për gratë, qoftë edhe ato të bizneseve. Kemi pafund gra që janë elitë në shoqëritë ku jetojmë. Sot fondi i kërkimit shkencor është zero. Sot vërtet kemi 700 mijë të papunë por ato janë edhe të paprofesionalizuar, ndërsa biznesi ecën me hapa të shpejtë”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *