Policia e Kavajës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pedonalja” ku një person është arrestuar pasi u kap me 27 doza kokainë.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet N.B., 51 vjeç, lindur në Kavajë.

 

Sipas policisë 51 vjeçari merrej me shpërndarjen e drograve të forta në doza të vogla.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi: 27 doza kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.

 

51 vjeçari akuzohet për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *