Subscribe

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe dërgoi në Gjykatë për shpërdorim detyre 4 punonjës të Autoritetit Rrugor, lidhur me aksidentin e një viti më parë ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Për ngjarjen e ndodhur më 7 maj në aksin Durrës-Kavajë në fshatin Qerret, organi akuzës arsyeton se barrierat mbrojtëse ishin ndërprerë në kundërshtim me ligjin.

 

Sipas Prokurorisë në dosjen e përpiluar për kolaudimin përfundimtar të parametrave të rrugës, ekspertëve u ishte shpjeguar se në biznesin e karburantit, nuk duhej të kishte ndërprerje të mbrojtësve. Por në dosje ata kishin specifikuar se diçka e tillë ishte bërë me kërkesën e biznesit dhe se për këtë rast kishte një vendim gjykate.

 

Në kundërshtim me ligjin ekspertët e ARSH-së kishin certifikuar rrugën për shfrytëzim madje dhe ndërprerjen e barrierave në favor të biznesit. Ndonëse Gjykata e Apelit deklaroi fajtore nënën e dy fëmijëve për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor, Prokuroria shprehet se humbja e jetës erdhi jo si pasojë e shkeljes së këtyre rregullave por e ndërprerjes së barrierave mbrojtëse.

 

Në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës thuhet se shkelja e ligjit nga përfaqësuesit e ARSH përbën shkak pa të cilat nuk do të kishte ardhur pasoja e rëndë, vdekja e dy fëmijëve të mitur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *