E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Katër vrasësit me pagesë ndoqën 2 muaj viktimën nga Fieri ( EMRAT+FOTO)

Policia ka zbardhur vrasjen me armë zjarri të 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastrati në Fier.

 

Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, Elson Xhecuka 27 vjeç si dhe Silvio Cara 39 vjeç janë shpallur në kërkim ndërkombëtar si autor të dyshuar të krimit.

 

Reklamë

Ndaj tyre, raporton Vizion Plus, gjykata ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

 

Katër të akuzuarit, mendohet se janë vrasës me pagesë. Ata e kanë ndjekur vitkimën për afro dy muaj para se ta ekzekutonin.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy automjetet që janë përdorur gjatë vrasjes.

 

Dyshohet se pas krimit ata janë larguar drejt një shteti të Bashkimit Europian.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në datë 1 shkurt të këtij viti në zonën e quajtur si Ura e Sheqit.

 

Kastrati po lëvizte me makinën e tij tip Benz, kur u qëllua me breshëri blumbash nga një tjeter automjet në lëvizje, raporton Vizion Plus.

 

Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë hakmarrja pasi shkëlzen kastrati ishte një person me precedent penal

Më shumë video

Reklamë