Subscribe

Ne 24 oret e fundit jane kosntatuar vetem 4 raste te reja me koronavirus ne kryeqytet nga 42 testime te kryera. Përgjegjësja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Insitutin e Shendetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se jane testuar ne total 605 qytetare te dyshuar dhe prej tyre 55 kane rezultuar pozitivë me COVID-19.

 

SILVA BINO

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT TE SEMUNDJEVE INFEKTIVE, ISHP

 

25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 

Bino ka sqaruar edhe situaten ne spitalin “Shefqet Ndroqi” ku personeli mjekesor u infektua per shkak te vizitave nga nje personi prekur nga koronavirusi.

 

Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në Spitalin Infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

 

Nderkaq Bino ka lajmeruar se ky spital do ti bashkangjitet Spitalit Infektiv per te perballuar fluksin e te semureve nga Covid 19.

 

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.

 

Apeli i specialisteve te shendetesise per qytetaret mbetet zbatimi i rregullave dhe vete izolimi pasi kjo eshte rruga me e mire per te frenuar perhapjen e infeksionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *