E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Katër prokurorë i paraqiten dorëheqjen Adriatik Llallës

Krerët e katër prokurorive te rretheve kane dhëne dorëheqjen. Mësohet se Prokurori i Lezhës Perparim Vukaj, ai i Përmetit Artan Shtrungza, Prokuroja e Dibrës Silvana Pani dhe e Tropojës Esmeralda Cami i kane paraqitur shefit te organit qendror te akuzës Adriatik Llalla, dorëheqjet e tyre. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtyre largimeve. Gjate dy muajve te fundit, Llalla ka marre pjese ne analizat e punës se Prokurorive ne rrethe ku nuk i ka kursyer kritikat per punën e dobët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë