Edhe pse paguajnë rregullisht faturat e ujit, banorët e Zharrzës në Patos po përballen prej disa vitesh me mungesë të furnizimi.
Ata thonë se uji edhe kur vjen është i ndotur dhe i pakonsumueshëm.
BANORET
1-Ujin e blejmë. Tani vjen i ndryshkur.
2-Ka 2 – 3 ditë që vjen shumë i keq. Hapim çezmën dhe vjen i turbullt. Rrobën e bardhe e nxjerrim nga lavatricja të zezë. Uji vjen në 5 të mëngjesit kur jemi në gjumë dhe ikën në 6. E hapin sipas qejfit. 1 orë ujë në ditë. Sot ishte skandal fare. Ky është shtet komunist. Të gjithë paguajmë. Vetëm për banjot vjen, për të pirë e blejmë.
3-Tubacionet jane me ndryshk. Une e ble nga autoboti. Vjen me ere me ngjyre me te gjitha.
Referuar kësaj situate një pjesë e banorëve i kanë shkëputur kontratat me ujësjellësin.
BANORET
1-Vjen me ndryshk. kam një vit që nuk e përdor më. E kam vulosur dhe punoj me pusin se nuk ka ujë 24 orë vjen me orar dhe unë nuk e zë dot. Pimë tek makinat që vijnë.
2-E kam mbyllur, ka kohë nuk e di si vjen. Kam pus.
3-Kontraten e kemi bërë por e mbylla se paguanim më shumë se ca harxhonim. Me bote nuk pihet.
Problematika sipas autoriteteve është e mbartur ndër vite, pasi rrjeti është amortizuar.
KLAUDIO ALISINANAJ
DREJTOR I UJESJELLES KANALIZIMEVE, PATOS
Jemi njohur me këtë problem, eshë i mbartur. Kjo vjen për shkak të rrjetit të amortizuar që ka ajo zonë atje. Jemi në tentativa me entin rregullator që të shikojmë një tarife tjetër.
Të mësuar tashmë me idenë që uji nuk pihet, 4000 banorët e këtij fshati rendin çdo ditë pas autoboteve për tu furnizuar.