Jo një, por katër liqene me ujë të kripur mund të jenë të “varrosur” nën akullin në Polin Jugor të Marsit, sipas vlerësimeve të reja nga shkencëtarët italianë. Ata thonë se kjo është diçka e ngjashme me atë që ndodh në Tokë nën akullin e Antarktidës. Nëse kjo konfirmohet, shanset për të gjetur gjurmë të jetës në planetin fqinj rriten, pasi mikroorganizmat janë gjetur në liqenet nëntokësore të Antarktidës.

 

Sipas studiuesve, analiza e të dhënave të mbledhura midis 2012-2019 tregon që ka shumë të ngjarë që nën 1,400 metra akull të jetë një liqen i madh, i cili është i rrethuar nga tre të vegjël.

 

Të njëjtët shkencëtarë kryen një vëzhgim edhe në 2018, kur sugjeruan që mund të ketë një liqen nëntokësor me diametër 19 km rreth 2 km poshtë polit të jugut. Por matjet e reja tregojnë se mund të bëhet fjalë për më shumë se një liqen të kripur, të shpërndarë në një sipërfaqe prej 75 mijë kilometrash katrorë.

 

Studiuesit vlerësojnë se liqeni i madh mund të jetë 20-30 kilometra, ndërsa tre të tjerët me madhësi rreth 10 km.

 

Përmbajtja e lartë e kripës në liqene i ndihmon ata të qëndrojnë të lagur dhe të mos ngrijnë, pa përjashtuar mundësinë e një aktiviteti gjeotermik nëntokësor që shkrin akullin.

 

Sidoqoftë, shkencëtarë dhe gjeofizikanët e tjerë planetarë kanë shprehur dyshime për të dhënat rreth liqeneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *