Një operacion i madh antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë është realizuar në orët e para të mengjesit të kësaj të premteje.

Policia në Arezzo dhe Parma të Italisë si dhe në Shqipëri ka ekzekutuar 13 masa sigurie “arrest në burg” për trafik ndërkombëtar kokainë dhe marijuana.

Hetimet e nisura në mars 2018 në Arezzo lejuan policinë dhe prokurorinë që të zbulonte veprimtarinë e 4 grupeve kriminale shqiptarë të cilat në bashkëpunim edhe me shtetas italian shisnin kokainë dhe marijuanë në rajonin e Toskanës kryesisht.

Mijëra doza me kokainë janë shitur nga grupi gjatë kohës që mbaheshin nën vëzhgim, me një përfitim me shume se 200 mije euro.

Deri tani nuk janë dhënë emra konkrete të personave të arrestuar por në mesditë pritet një konference për shtyp e autoriteteve italiane për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë veprimtari kriminale mes Italisë dhe Shqiperisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *