Subscribe

18 vite e 8 muaj burg janë kërkuar nga prokuroria e Katanias, për Moisi Habilaj I konsiderohej kreu I grupit kriminal që merrej me trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

 

Vlonjati Moisi Habilaj ishte I pranishëm në seancën ku u dha pretence për të gjithë të arrestuarit e një operacioni të madh të organizuar gati 1 vit më parë.

 

Megjithatë Moisi Habilaj nuk tha asnjë fjalë për autoritetet italiane gjatë kësaj séance.

 

 

Ndërkohe është dhënë pretenca edhe për shqiptarët e tjerë të arrestuar në këtë megaoperacion ku u përfshi edhe emri I ish ministrit të brendshm saimir Thiair, pasi Habilajt ishin kushërinjte e tij të larget e madje I kishin blere edhe makinën ish funksionarit të lartë të PS.

 

Prokurori Antonio Bonono kërkoi 12 vitë e 4 muaj burg për Meridian Sulaj, 6 vjet burg për Nazer Seitin.

 

I vetmi nga shqiptarët për të cilët është kërkuar lirimi është Fatmir Minaj. Sipas hetimeve të bëra nga drejtësia italiane, lënda narkotike trafikohej nëpërmjet detit me gomone dhe peshkarexha nga organizata e drejtuar nga Habilajt por edhe me ndihmen e disa personave me funksionë në policinë shqiptare.

 

Më pas me të mbërritur ne Itali ajo merrej përsëipër nga grupet kriminale vendas të cilat e shpërndanin në Katania, Siracuza dhe Ragusa. Kësisoj një numër I madh italianesh gjithashtu janë arrestuar dhe për ta është kërkuar burg nga  2 vjet deri në 15 vjet.

 

Përvec hetimeve të bëra në Itali, dosjes se pjesës më të madhe të personave të lartëpërmendur I është shtuar edhe një fashikull I hetimeve të bëra në Shqipëri nga Krimet e Rënda. Moisi Habilaj I është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve italiane në burgun Bicocca por deri tani kjo dëshmi nuk është zbardhur për mediat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *