E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kashar, përfundojnë para afatit punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të ri

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Sipas ARRSH-së, puna është realizuar falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke bërë të mundur përfundimin e ndërhyrjes më herët se parashikimi.

Reklamë

Përfundimi i punimeve mundëson vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës dhe në drejtimin e kundërt, Durrës–Tiranë.

Reklamë

Ndërhyrja është pjesë e punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në zonën e Kasharit, me synim përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore.

ARRSH bën me dije se vijimi i punimeve do të shoqërohet me masat përkatëse për menaxhimin e trafikut, sipas fazave të projektit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë