E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KAS rrëzon Ilirian Celibashin/ Komisioni i Ankimeve i heq gjobën kreut të Kadastrës

Komisioni i Akimimeve i heq gjobën prej 1500 lekësh kreut të Kadastrës së Lushnjës Arben Qalliu. Pasi mori në shqyrtim vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, KAS, vendos ta shfuqizojë atë.

 

Reklamë

Pak ditë më parë,  kreu i Kadastrës së Lushnjës u ndëshkua administrativisht, me 1500 lekë, për shkelje të rregullit të reklamimit të aktiviteteve të ndaluara nga KQZ.  Pas ankimit nga Arben Qalliu dhe shqyrtimit të rastit, KAS, vlerësoi se kreu i Kadastrës nuk ka kryer asnjë shkelje.

 

Reklamë

Kas rrëzoi edhe kërkesën e LSI për deputetin socialist Bujar Çela që në rrjetin e tij social publikoi foto me disa persona që kishin përfituar lejen e legalizimit nga Kadastra e Lushnjës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë