Subscribe

Me votat e shumicës së Ilir Rusmajlit, Koli Beles dhe Elvin Lakos u rrëzua kërkesa e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshme votat e burgut të Rrogozhinës. Me këtë vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, socialisti Edison Memolla mbetet kryebashkiaku i zgjedhur i Rrogozhinës. Kundërshtari i tij, Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” e quajti vendim të denjë për një rekord gines në historinë e shkeljes së ligjeve për proceset zgjedhore.

 

SHKELQIM HOXHA

KANDIDAT I “BASHKE FITOJME”, RROGOZHINE

Një vendim kamikaz, një vendim i papërgjegjshëm sepse të marrësh një vendim të tillë, të injorosh kutinë e burgut kur nuk ka asnjë miratim si qendër votimi as nga KZAZ-ja, as nga KQZ-ja, është njëlloj si të vijë një kroçiera në Duurës dhe thotë kam 200 turistë dhë thonë tani do të votojnë për kryetarin e bashkisë.

 

Kutia e burgut ishte ajo që i dha fitoren Partisë Socialiste në Rrogozhinë. Ajo u numërua e fundit. 80votat nga 92 që ishin në total përmbysën rezultatin që ishte në favor të kandidatit të opozitës. Për këtë qendër votimi koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi pavlefshmëri mbi këto pretendime ligjore.

 

IVI KASO

PERFAQESUES LIGJOR NE KQZ , “BASHKE FITOJME”

Është një proces që ka filluar pa një qendër të ngritur sipas ligjit, pa një listë të miratuar sipas ligjit, ku kanë votuar shtetas të cilët ligji i ndalon në mënyrë kategorike që të votojnë në këto lloj zgjedhjesh në atë qendër të posaçme.

 

Betejën e fundit ligjore opozita do ta zhvillojë në Kolegj Zgjedhor.

 

IVI KASO

PERFAQESUES LIGJOR NE KQZ , “BASHKE FITOJME”

T’u japin provën e kundërt partnerëvë ndërkombëtarë që kanë mbështetur më forcë ngritjen e institucioneve të pavaruara, kanë mbështetur më forcë reformën zgjedhore.

 

Socialisti Edison Memolla doli fitues për herë të dytë edhe pas rinumerimit të të gjitha fletëve të votimit. Nga rivlerësimi rezultoi se koalicionit “Bashkë Fitojmë” i ishin hequr 9 vota duke bërë vetëm një ngushtim të rezulatit por jo përmbysje të tij.

Tanimë do t’i takojë trupës së Kolegjit Zgjedhor të vleresojë provat dhe argumentet ligjore të opozitës për kutinë e burgut, votat e së cilës përcaktojnë fatin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, për aq kohë sa diferenca mes Memollës dhe Hoxhës është vetëm 21 vota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *