Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi kërkesën e PD për të mos lejuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” të marrë pjesë në garën e 6 marsit. KAS vendosi mos ta marrë në shqyrtim kërkesën, me argumentin se pala ankimuese nuk ka asnjë interes të ligjshëm në këtë çështje.

 

Përveç mosregjistrimit të “Shtëpia e Lirisë”, PD kërkonte nga KAS të qartësonte se cila parti do të prezantojë kandidatët për kryebashkiakë, për aq kohë sa komisioni i drejtuar nga Sali Berisha nuk është regjistruar në zgjedhje si subjekt politik.

 

Por edhe në këtë kërkesë, KAS, nuk gjeti ligjshmëri duke lënë në fuqi vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi. Sipas vendimit, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” në garën e 6 marsit do të përbëhet vetëm nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe demokristianët e Nard Ndokës.

 

Ndërsa, kandidatët për kryebashkiakë do të jenë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *