E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Karkaleci rrezikon të mbjellat; fermerët në fshatrat e Vlorës duan ndihmë

Fermerët e njësisë administrative Kotë ne Vlorë kërkojnë ndërhyrje emergjente ndaj rrezikut të karkalecit.

 

Fermerët janë të shqetësuar, pasi karkaleci ka krijuar habitatin e tij dhe po rrezikon të mbjellat e pranverës. Ata kërkojnë mbështetje për pesticide për ta luftuar tani që ai është në fazën e parë,sapo ka lindur,ndërsa më vonë ai mund të dëmtojë gjithë zonën.

 

Reklamë

Fermeri Artur Runaj sapo ka dezinfektuar me pesticide parcelat e tij, por thotë se është e pamjaftueshme kjo dozë.

 

“Kjo zonë këtu është e infektuar me karkalecë. E kemi shumë problem, na ka shkatërruar 10 dynym tokë. Kërkojmë ndihmë nga shteti të na ndihmojë me insekticide.”

 

Edhe për Jorgo Runajn problematika është shqetësuese.

 

 

“Është shumë problem, po na ha jonxhën. Nëse nuk zgjidhet për maksimumi 15 ditë, atje e ke fushë.”

 

 

Për administratorin e njësisë Kotë, Arshi Krasniqi, ky problem është prej 5 vitesh dhe fermerët janë dëmtuar në masë të konsiderueshme.

 

 

“Ka pesë vite që është shumë shqetësim këtu. Nëse nuk bëhen bashkë të gjithë fermerët, karkaleci nuk zhduket.”

 

Apeli i fermerëve të Kotës është për ndërhyrje të shpejtë, pasi për 10 ditë karkaleci rritet dhe asnjë pesticid nuk bën efekt.

Më shumë video

Reklamë