E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kardinali australian shpallet fajtor për abuzim seksual me dy fëmijë

Pas shumë vitesh akuzash për skandale seksuale ndaj klerikëve katolikë dhe kryesisht për abuzime seksuale me të mitur, shpallet fajtor një kardinal, duke u bërë kështu figura më e lartë ne hierarkine fetare që dënohet për një rast të tillë.

 

Bëhet fjalë për Kardinalin George Pell, i cili është shpallur fajtor për abuzim seksual në Australi. Ai është një person shumë I afert me Papatin, I cili ka ndihmuar në zgjedhjen e Papës si dhe ka menaxhuar financat e Vatikanit.

 

Reklamë

Kleriku është shpallur fajtor, pasi abuzoi me dy djem të korit në dhomat e një katedraleje në Melburn në 1996 në kohën kur ushtronte detyrën e kryepeshkopit të qytetit.

 

Vendimi u dha në dhjetor por nuk u bë publik deri tani për arsye ligjore.

 

Juria hodhi poshtë argument e avokatit mbrojtës sipas të cilit akuzat ishin fantazi të krijuara nga viktimat. Kishat katolike në gjithë botën gjatë viteve të fundit janë përballur me një sërë akuzash lidhur me abuzimin seksual nga priftërinjtë dhe pretendohet se rastet janë fshehur.

 

Papa Françesku ka themeluar një komision për të trajtuar abuzimet seksuale dhe ditët e fundit, ai ka premtuar veprime konkrete.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë