Subscribe

Autoriteti Rrugor Shqiptar me në krye drejtoren Sonila Qato duket se ka qenë në mbështetje të plotë të konsorciumit fitues, në lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

 

Ne regjistrin e licencave aktive për kompanitë që merren me punë publike. Kompania pjesëmarrëse në garë, që ishte dhe pjesë e konsociumit fitues, italiania IRCOP me administrator shtetasin italian Antoino Giucci rezulton se është pajisur me licencë për punë në ndërtim vetëm në datën 27 maj të këtij viti, datë në të cilën mbyllej pranimi i ofertave nga Autoriteti Rrugor për këtë tender.

 

Por në mënyrë krejt të papritur, po në këtë datë Autoriteti Rrugor Shqiptar mori vendim për të shtyrë me 10 ditë pranimin e ofertave.

 

DokumentI tregon se afati i ri caktuar ishte data 7 korrik 2019. Kjo vendimmarrje e ARRSH ngre dyshime të forta për favorizim të kompanisë fituese duke i dhënë asaj kohë për depozitimin e plotë të dokumentacionit.

 

Nga ana tjetër mjafton një kërkim i thjeshtë ne internet ku rezulton se kompania mëmë në Itali Ircoop me administrator Antonio Giucci është e përfshirë në akuza për korrupsion  në rindërtimet që u kryen pas tërmetit në Laquila disa vite më parë.

 

Të gjitha këto veprime të Autoritetit Rrugor Shqiptar të kryesuar nga Sonila Qato përforcuan dyshimet për favorizime të dukshme në tender, të cilat detyruan në fund edhe vetë drejtoreshën të jepte dorëheqjen nga posti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *