Subscribe

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku i është rikthyer inspektimit të punimeve në aksin më të rëndësishëm jugorë ai i rrugës Kardhiq-Delvinë.

 

Konkretisht segmenti Shijan-Ura e Gajdarit është aksi që lidh Delvinën me Sarandën. Kjo pjesë e rrugës do të hapet ne datën 30 qershor në mënyrë provizore, për ti dhënë dorën e fundit pas përfundimit të sezonit verorë.

 

Aktualisht edhe ky segment sipas ministres do të jetë i qarkullueshëm lehtësisht nga automjetet.

 

Autoriteti rrugorë, por edhe qeveria kanë premtuat që i gjithë segmenti do të jetë i hapur plotësisht në datën 10 korrik. Por kjo hapje nuk do të thotë që të gjitha punimet konsiderohen të përfunduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *