E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Karaburuni vazhdon të digjet/ Ndërhyrja me helikopter nuk zgjidh gjë

Vijojnë zjarret në ditën e shtatë në zonën e Karaburunit, e cila edhe këtë të hënë është në flakë.  Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe me anë të helikopterit me ujë ditën e djeshme, situata vijon të jetë e njëjtë.

 

Reklamë

Këtë të hënë janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti  i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës të ADZM. Shqetësim mbetet dhe era, e cila i favorizon flakët.

 

Ditën e djeshme u bë i mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave të fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit, ku flakët janë preznte është e pamundur të ndërhyet nga terreni, ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

 

Ndërkaq situata në rrethin e Vlorës vijon të jetë e ngarkuar. Zjarri mbi fshatin Tragjas edhe pse është aktiv, nuk rrezikon banesa, por vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në  fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë