E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kapshticë, kapet turku me 260 kg drogë

Trafikantët e drogës synojnë të gjejnë tregje të reja, këtë radhë jo në perëndim, por në lindje. Rreth 260 kg lende narkotike kanabis sativa e fshehur ne dyshemenë e këtij kamioni, sipas policisë, dyshohet kishte si destinacion përfundimtar Turqinë. Ngarkesa e madhe e hashashit u zbulua nga doganierët e Kapshticës mëngjesin e së enjtes rreth orës 08:30. Kontrollet me skaner kane  zbuluar  drogën ne kamionin qe drejtohej nga nje shtetas turk. Policia ka vene ne pranga drejtuesin Şimşek Kulakoğlu, ndërsa ka nisur menjëherë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar te trafikut. Uniformat blu dyshojnë se turku ka marrë përsipër transportin e hashashit drejt Turqisë, duke kaluar përmes territorit grek. Ai është marrë në pyetje për te zbardhur fijet e rrjetit dhe emrat e tjere te implikuar. Ai kishte modifikuar kamionin për fshehjen e drogës. Burimet e policisë i kane thëne Vizion Plus se Kolakoglu kishte qene ne serbi dy dite me pare, ndërsa kete te marte ka hyre ne territorin shqiptar. Dyshohet qe ai te kete marre ngarkesën ne Tirane.

 

Më shumë video

Reklamë