Subscribe

26-vjeçari Stivi Filolli, pjesë e grupit kriminal të Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador në një atentat mafioz, është arrestuar në Tiranë.

Filolli ishte në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Sipas Policisë, ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, në Itali, kundër një grupi të organizuar të trafikut të narkotikëve me aktivitet në disa shtete.

Banda drejtohej nga Ergys Dashi, i cili u ekzekutua brenda një restoranti në Ekuador më 22 janar të këtij viti. Ndërsa pak ditë më parë, grupi i Dashit u godit në Itali dhe në pranga ranë 10 persona.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge në vlerën e 4.5 milionë eurove. Policia sekuestroi gjithashtu 80 kg kokainë dhe 7 kg kanabis që kishte si destinacion Zvicrën, Sllovenin, Holandën dhe Gjermaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *