Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i akuzuar si autor i të paktën 16 vjedhjeve në kryeqytet.
Në prangat e uniformave blu te komisariatit numër.1 ka rënë Ergi Gjeçi. I riu rezulton një emër i njohur për policinë.
Ai është arrestuar më heret për drogë dhe vjedhje.
32-vjeçari është përdorues i kokainës dhe dyshohet se për këtë arsye kryente edhe vjedhjet e shumta në Tiranë.
Ai pikaste biznese të ndryshme në të cilat kishte arritur të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja./vizionplus.tv