E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet shqiptari me 142 kg marijuanë në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga 2 persona, një shqiptar dhe një italian si dhe ka sekuestruar 142 kg marijuanë.

 

Shtetasi shqiptar me inicialet T.P., 31 vjeç, u arrestua zonën e Piano Tavollo në komunën e Belpasso të Catanias ku ju gjetën në automjet 23 kg marijuanë e ambalazhuar në 6 pako.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, shërbimet e inteligjencës ekonomiko-financiare të Catanias kishin pikasur një fermë në komunën e Belpassos që përdorej si magazinë droge.

 

Gjatë mbikqyrjes së zonës policia italiane ka indentifikuar gjatë daljes nga ferma një automjet me rimorkio e drejtuar nga shqiptari T.P 31 vjec i cili sapo ka nuhatur patrullën e policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi duke përdorur një rrugë sekondare.

 

Gjatë ndjekjes ai është akisdentuar duke u përplasur me murin e një ndërtese. Moment edhe kur ju gjetë marijuana e sekuestruar.

 

Më pas gjatë kontrollit në fermë janë gjetur dhe 119 kg të tjera marijuanën e konfeksionuar në 30 thasë plastikë.

 

Gjithashtu në brendësi të fermës, sipas mediave italiane, janë sekeustruar një peshore, një makineri për konfeksionimin hermetik të drogës, një sasi e madhe metrash celofan si dhe një armë e dylbi.

 

Në fermë është arrestuar në flagarancë dhe pronari italian i fermës me incialet S.A.R i datëlindjes 1965.

 

Sipas autorieteve italiane droga e sekuestruar do të sillte në treg një përftim shitje me pakicë prej mbi 1 milionë euro.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë