E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet në tentativë për të vjedhur një BMW, arrestohet 48-vjeçari me precedent penal në Lushnjë

Një 48-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në flagrancë në Lushnjë, teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Çlirimi”.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur shtetasi G. K., banues në Tiranë, u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pak çaste pasi kishte ndërhyrë në centralinën e një makine tip “BMW”, me qëllim vjedhjen.

Ai u pikas nga vetë pronari i mjetit, i cili njoftoi menjëherë policinë. Pas ndërhyrjes së shpejtë të uniformave blu, 48-vjeçari u ndalua dhe iu sekuestruan mjetet që përdorte për të manipuluar sistemin elektronik të makinës.

Pas veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonë.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë