E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet në Durrës hajduti i 21 biçikletave të vjedhura gjatë muajve të fundit

Policia e Durrësi ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e 21 biçikletave gjatë muajve të fundit në qytetin bregdetar.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale M.M., me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Ai i ka vjedhur biçikletat nga muaji shkurt të këtij viti e deri në qershor. Vjedhja e fundit regjistrohet më 4 qershor, teksa i mori biçikletën shtetasit me iniciale B. D. dhe pas  ndjekjes nga policët u kap në flagrancë në lagjen nr. 17.

Vazhdo të lexosh

Reklamë