Arrestohet motra e ish-udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi në veri të Sirisë.

Sipas autoriteteve turke  65-vjeçarja ,e  quajtur Rasmiya Awad u arrestua të hënën gjatë një sulmi pranë qytetit  Azaz.

Ajo u gjet në një rimorkio  ku po jetonte me burrin e saj, nusen e djalit  dhe pesë fëmijët.

Arrestimi raportohet se është bërë në provincën Alepo, e cila ishte nën kontrollin e Turqisë .

Specialistët shprehin se Rasmiya  Awad  mund të jetë një  ” minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo mund të ofrojë për ISIS.

Qyteti ku u kap motra e Baghdadit  eshte e njohur për jetesën e shumë familjeve të ISI -sit.

Pak kohë me parë Baghdadi vrau veten gjatë një sulmi nga forcat speciale amerikane ndaj kompleksit të tij në veri-perëndim të Sirisë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *