Finalizohet operacioni i koduar “Quantity”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit F. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

 

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *