Arrestohet një person në fshatin Vloçisht të bashkisë së Maliqit. Burime policore bëjnë të ditur se ne banesën e një shtetasi rreth të 30-ave janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar 10 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

Të njëjtat burime thanë se 30 vjeçari dyshohet se është pjesë e operacionit që është kryer në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës mëngjesin e sotëm.

Policia gjithashtu mësohet se 30 vjecarit i ka sekuestruar dy automjete të cilat kanë qenë në oborrin e banesës së tij.

Policia është duke kryer hetime të mëtejshme për të zbuluar në qoftë se edhe persona të tjerë të implikuar në lëndën narkotike të kapur në banesën e 30 vjeçarit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *