Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, teksa po vidhte një banesë në Kavajë. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se 36-vjeçari ishte autor i vjedhjes së 4 banesave të tjera. Gjatë muajit korrik, autori raportohet të ketë vjedhur nga banesat para, pajisje dhe vegla pune. Gjithashtu, gjatë muajit gush, ka tentuar të vjedhë materiale pune të përdorura, në një magazinë.

 

Policia ka sekuestrur rreth 34 mijë lekë dhe pajisje elektrike të dyshuara të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer 36-vjeçarit, për të hyrë në banesa dhe për të kryer vjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *