E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapet gomonia me drogë

Ngecja në rërë e kësaj makine fuoristradë duket se dështoi trafikimin e një sasie prej të paktën 500 kilogramë kanabis drejt Italisë.

 

Mjeti që dyshohet se kishte nxjerrë në det gomonen e mbushur me drogë, u bllokua dhjetëra metra në thellësi të ujit, në zonën e plazhit të vjetër.

 

Përpjekja e trafikantëve për ta nxjerrë makinën në breg nuk rezultoi e suksesshme, ndaj dhe ata e braktisën.

 

Policia tha se makina me targa italiane i është nënshtruar ekspertizës. Por paralelisht me zbulimin e saj, agjentët u vunë në ndjekje të gomones 5 metra të gjatë. Ajo u gjet pranë petroliferës e mbushur me hashash.

 

Droga e sekuestruar ishte planifikuar të kalonte Otranton gjatë natës, por pengesë është bërë moti i keq. Policia ndërkohë ka shoqëruar 3 persona të dyshuar, si pjesëtarë dhe organizatorë të trafikut.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video