E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Trajneri i Kombëtares Rolando Maran bëhet “shqiptar”, zbulon fjalën dhe pjatën e tij të preferuar

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, trajneri Rolando Maran ka folur për muajt e tij të parë në Shqipëri, duke zbuluar disa detaje nga rutina e përditshme, ushqimet shqiptare dhe përshtypjet e tij për jetën në vendin tonë.

Trajneri italian tregoi se dita e tij nis gjithmonë me një ritual të veçantë, kërkon të jetë në kontakt me ambientin e jashtëm.

Reklamë

“Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur”, u shpreh Maran.

Pas mëngjesit, tekniku italian niset drejt Federatës, ku nis përgatitjet për sfidat e Kombëtares.

Reklamë

Por Maran ka nisur të zbulojë edhe shijet e tij për kuzhinën shqiptare. I pyetur se cila pjatë tradicionale i ka pëlqyer më shumë, ai nuk hezitoi të veçonte tavën e dheut.

“Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.”

Një tjetër detaj interesant ishte fjala shqipe që i ka mbetur më shumë në mendje. Maran zgjodhi një shprehje shumë të përdorur në përditshmërinë shqiptare:

“Për nga tingëllimi, më pëlqen të them ‘avash-avash’. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.”

Mes futbollit, përgatitjeve dhe përshtatjes me realitetin shqiptar, Rolando Maran duket se po krijon gradualisht lidhjen e tij me Shqipërinë, duke njohur jo vetëm futbollin vendas, por edhe kulturën, gjuhën dhe gastronominë shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.