Subscribe

Është arrestuar këtë të hënë autori tjetër i vjedhjeve  me armë të 1 karburanti dhe tentativës për grabitjen e të 2 karburanteve të tjerë në qytetin e Fierit.

 

Ai është Emiljano Grembi, 22 vjeç.

 

Spas policisë Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij,  Anna Malaj, e cila u arrestua një ditë më parë policia kishin realizuar groabitjen. Ata shkonin ne orët e vona te natës në pika te ndryshme të shitjes së karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjesve tu jepnin parate.

 

Nga hetimet policia zbuloi se në datën 02 korrik 2018, në Levan dy të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 300 mije lekesh.

 

5 ditë më vonë edhe në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

 

Grabitjen e fundit tentuan ta realizonin me 15 korrik në lagjen “1 Maji” në Fier por serish deshtuan. Policia sekuestroi armen e krimit si dhe mjetet e tjera te perdorura nga dy kusherinjte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *