Policia bëri të ditur se është ndaluar një nga personat e shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për sulmin ndaj KZAZ nr.42 dhe forcave te rendit në Kavajë.

E.Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *