Policia e Tiranës prangosi këtë të shtunë dy persona, Elvis Gaçajn dhe Marsel Dobin të identifikuar si pjesëtarë të klanit “Duka”.
Ata u kapën me pistoletë pa leje, municion luftarak dhe një sasi kanabisi, teksa lëviznin me makinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Elvis Gaçaj është arrestuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe për vjedhje.
Po ashtu, ai është akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa në vitin 2015 i shpëtoi një atentati që iu bë në Tiranë, ndërkohë që qarkullonte me makinë./vizionplus.tv






