E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet 37-vjeçari që kalonte ilegalisht në kufi personat me probleme

Policia Kufitare e Gjirokastrës ka vënë në pranga këtë të dielë një 37-vjeçar që ndihmonte njerëzit me probleme të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin.

 

Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin P. M., banues në Kakavijë. Ai punonte edhe në transportin e bagazheve.

 

Reklamë

Por përtej kësaj, 37-vjeçari kërkonte edhe shuma parash nga njerëz që donin të kalonin kufirin ilegalisht. Forcat e policisë i prishën atij planin për të kaluar si klandestine drejt Greqisë një grua, të cilës i kishte marrë 150 euro.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë