E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kapen trafikantët e emigrantëve, babë e bir kalonin egjiptianët nga Shqipëria, drejt Kosovës

Një skemë e mirëfilltë kriminale ishte krijuar nga Besnik dhe Mariglen Matellari, të arrestuar nga Antitrafiqet e Tiranës në kuadër të goditjes së trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Babë e bir pas arrestimit, nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve, por e gjithë skema është rrëfyer nga emigrantët që vinin nga Egjipti. Sipas tyre ata kanë paguar nga 7 deri në 10 mijë euro për person për tranportin nga Egjipti deri në Itali.

Emigrantët fillimisht kalonin ilegalisht nga shteti i tyre drejt Greqisë. Më pas të tjerë trafikantë i ndihmonin që të vinin në Shqipëri. Pasi hynin në vendin tonë, Besnik dhe Mariglen Matellari i merrnin nga Tirana, apo nga qytetet jugore dhe fillimisht i dërgonin në Kukës, ku më pas bëhej i mundur kalimi i egjiptianëve drejt Kosovës. Destinacioni final ishte Italia.

Besnik Matellari rezulton i përfshirë dhe në të kaluan në trafikimin e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Reklamë

Në këtë operacion të arrestuarit kanë përdorur dy mjete për të trasportuar 12 emigrantët gjithashtu të ndaluar. Policia ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë skemë të cilët janë në kërkim.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë