Policia greke ka sekuestruar mbi 300 kg kokainë, në një operacion të drejtuar nga Prokuroria e Selanikut në bashkëpunim me DEA-n amerikane, pas informacionit nga autoritetet mbi mbërritjen e një kontenieri. Dyshohet se sasia kishte mbërritur nga Amerika Latine përmes transportit detar në Greqi.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, të cilët ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos, ndërsa njëri prej tyre kishte pasaportë greke.

Në kërkim është shpallur edhe një kroat, i cili arriti të shpëtonte duke u hedhur nga ballkoni. Burimet e policisë nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë plagosur.

Ata luanin rolin e marrjes së ngarkesave të kokainës dhe më pas trafikimin e tyre në territorin grek. Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, do të përfitoheshin 100 milionë euro.

Autorët nuk kishin rekorde penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *