Dy  shtetas italianë u arrestuan në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur për të disatën herë ar të rremë me vlera shumë të larta monetare në qytetin e Elbasanit.

 

Efektivet arrëstuan shtetasit F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano,  Itali.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

 

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *