Kapen dy amerikanë në Tiranë, po punonin për të prodhuar drogë sintetike/VIDEO
Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane kanë finalizuar operacionin antidrogë ndërkombëtar tw koduar “Sintetiku” duke arrestuar 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri.
Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, u prangoswn:
– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;
– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.
Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.
Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.
Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s.
Policia e shtetit tha se për arsye hetimi nuk jane bere me dije detaje të tjera.




