Kapen armë, tritol dhe drogë
Goditet nje grup i organizuar kriminal ne Elbasan. Pese persona u arrestua ndersa nje tjeter u shpall ner kërkim nga uniformat blu. Te prangosurve iu gjeten tritol, kanabis dhe municione luftarake.
Operacioni i koduar “Porosia”, çoi ne pranga, Geraldo Yzeirllarin, Kristi Maxharin,Kristian Petanin, Edmond Abazin, 39 vjeç, të gjithë banues ne Pogradec dhe Gazmor Kokla nga Gramshi.
Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
“Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.”
Megjithëse nuk ka dhene shume detaje, policia ka dyshime te forta se te arrestuarit furnizonin me lende plasëse grupe të ndryshme kriminale ne vend. Hetuesit pritet te zbulojnë se cili ishte destinacioni i eksplozivit te kapur kete te enjte ne Elbasan. Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë qe tritoli me te cilin personat e arrestuar kane furnizuar grupet e tjera te jete përdorur edhe ne ngjarje kriminale te ndodhur kohet e fundit.




