Subscribe

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pas zbulimit të një arsenali armësh në shtëpitë e tyre.

 

Bëhet fjalë për dy të rinj, Kristian Gjini, 25 vjeç dhe Françeska Kolgjegja, 22-vjeçare. Pas kontrollit u konstatua se në emrin e Gjinit janë marrë dy shtëpi me qira dhe në njërën prej tyre banonte Françeska Kolgjegjaj.

 

Dy banesat ishin përshtatur për fshehjen e municioneve. Policia ka sekuestruar 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë narkotike, 2 radio policie, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente që dyshohen të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

 

Në më pak se një muaj, kjo është hera e tretë që në Tiranë zbulohet arsenal i tillë armësh.

 

Më 16 qershor në zonën e Mëzezit, policia arrestoi Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon, të cilët prodhonin dhe modifikonin armë me qëllim që të përdoreshin nga grupet kriminale.

 

Vetëm një javë më vonë, u zbulua edhe një tjetër shtëpi e përshtatur për prodhim të armëve në zonën e Liqenit të Thatë, ku në pranga ra Eno Beqiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *