Subscribe

Katër anëtarë të një grupi të rrezikshëm që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa janë vënë në pranga nga policia e Fierit.

Ata u kapën në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran gjatë operacionit të koduar “Shëtitësit”.

2 prej tyre tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t’i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia.

 

Të katërt autorët e dyshuar janë persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave.

 

Sekuestrohet çanta me pajisjet që përdoreshin për të kryer vjedhjet, si: kaçavida, darë prerës, çelësa të ndryshëm, 8 telefona celularë të markave të ndryshme dhe automjeti, i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

 

Personat e arrestuar janë:

 

– A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje e që ishte në kërkim.

 

– E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

 

– A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

– L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

 

 

Vjedhjet e dokumentuara

 

  1. Në datën 30.05.2019, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E. M., ku kanë marrë 5 milion lekë, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.

 

  1. Në datën 19.11.2019, në fshatin Kafaraj, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit J. B., ku kanë marrë një sasi parash dhe pajisje elektroshtëpiake.

 

  1. Në datën 13.11.2019, në fshatin Frakull e Madhe, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. H., ku kanë marrë 1 milion e 700 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

 

  1. Në datën 23.01.2020, në fshatin Ferras, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. N., ku kanë marrë 2 milion e 800 mijë lekë dhe disa bizhuteri floriri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *