Subscribe

Policia vijon operacionet antidroge ne te gjithë vendin. 371 kg kanabis janë sekuestruar këtë të premte në kater operacione të ndryshme në Shkodër, Vlorë, Kurbin e Gjirokastër, teksa u angazhuan rreth 200 trupa policore. Nga ky operacion u prangosen dy persona dhe u sekuestruan 156 kg hashash. Të arrestuarit janë vëllezërit Valentin dhe Ermir Gjeloshi. Në Vlorë, uniformat blu kapen75 kg kanabis dhe arrestuan poseduesin e ngarkesës Kleant Xhaka, 22 vjeç. Ai është prangosur pasi po transportonte drogën me automjetin e tij. Edhe pse i është dhënë urdhër të ndalonte, 22-vjeçari i shoqëruar nga nje tjetër person, nuk është bindur duke tentuar t’i shpëtoje policisë. Ai u arrestua pak me vone, ndërsa trafikanti tjetër arriti te shpëtoje. 105 kg kanabis u gjeten ne Kurbin dhe ne pranga ra Qamil Hajdari. Ai u arrestua në afërsi të banesës së tij ku u sekuestrua lënda narkotike në proces tharjeje. Operacione kundër kanabisit u zhvilluan edhe në Gjirokastër, ku u zbuluan 35 kg hashash dhe u asgjësuan edhe 7500 bimë narkotike. Uniformat blu zbuluan katër kapanone për tharjen e kanabisit në zonën e Meleqit në Tepelenë e po ashtu në fshatin Shals të Memaliajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *