E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen 2 ton kanabis në Mal të Zi/ Kamioni i ngarkuar kaloi përmes Shqipërisë

Një kamion me 2 ton kanabis është kapur në Podgoricë të Malit të Zi. Ngarkesa me lëndë narkotike dyshohet se kishte destinacion Gjermaninë dhe kishte hyrë në Mal të Zi përmes kufirit të Hanit të Hotit.

 

Burime bëjnë me dije se kamioni me kanabis kishte kaluar tranzit në Shqipëri pasi kishte hyrë nga Greqia përmes Kapshticës.

 

Gjatë ndalimit të kamionit në Mal të Zi është bërë i mundur dhe arrestimi i shoferit. Policia dhe prokuroria shqiptare kanë nisur hetimet nëse kamioni ka kaluar në skanerin doganor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë