E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen 167 kg kanabis në Greqi, shqiptari bënte transportin me kamion

Nga policia greke u godit një rast i trafikut të drogës, duke sekuestruar 167 kg kanabis.

 

Operacioni antidrogë u zhvillua në Kilkis, në Greqinë Veriore dhe pjesë e bandës ishte edhe një 38-vjeçar shqiptar.

 

Reklamë

Ai kryente transportin e lëndës narkotike me kamion me targa shqiptare. Sipas policisë, lënda narkotike do të dërgohej në Athinë.

 

38-vjeçari shqiptar, pas arrestimit, do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë