E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen 15 klandestinë nga lindja në Devoll

Policia kufitare e Devollit ndaloi sot 15 klandestinë nga lindja. Ata kishin arritur të hynin ilegalisht në rrugë tokësore përmes shteti grek. Pas marrjes në pyetje emigrantet u nisën drejt qendrës së pritjes dhe trajtimit në Babrru të Tiranës.

 

Autoritetet e policisë kufitare në Korçë nuk dhanë sqarime për vendet e origjinës së klandestinëve. Kapja e këtij grupi shënon të parin rast të emigrantëve ilegalë që tentojnë të kalojnë përmes territorit shqiptar për këtë vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë