Pas gati gjashtë javësh kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen. Kaosit, që shkaktoi plani i saj i gabuar ekonomik nuk mund t’i bëhej më ballë.

Deri të premten e javës së ardhëshme konservatorët duan të vendosin, se kush do ta pasojë Liz Truss në post. Në këtë situatë po qarkullojnë fjalët më të pabesueshme, se Boris Johnson mund të futet sërish në garë. Ai është duke u kthyer nga pushimet në Amerikën Qendrore dhe mbështetësit e tij në parti tërheqin vëmendjen, se Johnson është fitues i zgjedhjes, që duhet t‘i nxjerrë Tory-t nga gjendja e mjerueshme ndodhen.

Se deri ku mund të bëhen realitet planet për një kthim të Boris Johnson, i cili në korrik dha dorëheqjn, mbetet e hapur. Por vet fakti që shtrohet si mundësi, flet shumë.

Kandidatë të mundshëm konsiderohen edhe ish-ministri i Financave Rishi Sunak, i cili duket se nuk gjen shumë konsensus, pasi konsiderohet si personi që rrëzoi Boris Johnsonin. Në verë ai vazhdimisht theksonte, se politika financiare e Truss është absurde. Edhe Penny Mordaunt përgatitet për garën, ndërkohë ajo është drejtuese e grupit parlamentar të Tory-ve në dhomën e ulët, por nuk ka përvojë në qeveri. Ministri aktual i Financave Jeremy Hunt ndërkohë ka bërë të qartë, se nuk e do këtë post. Deri tani nuk ka shenja, nëse do të përcaktohet gjatë fundjavës si „kandidat unifikues”, që të mund t’i bashkojë Tory-t e përçarë.

Kriteret e përzgjedhjes janë të qarta: Deri të hënën duhet të paraqiten kandidatët, që të sjellin të paktën 100 nënshkrime. Nëse ka më shumë se një kandidat, pason një debat të hënën dhe më pas votimi on-line i anëtarëve të partisë. Konservatorët sërish do të votojnë nga baza e partisë, e cila herën e fundit bëri një zgjedhje shkatërrimtare.

A është koha për zgjedhje të reja?

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon konsideorn se Liz Truss është vetëm një simptomë e një sistemi politik të shkërmoqur. Zgjedhjet e reja do të ishin “një domosdoshmëri demokratike”. Udhëheqësi i opozitës Keir Starmer gjen fjalë edhe më të forta: Tani nuk kemi të bëjmë më me një operetë të konservatorëve. Nuk duhet bërë më një eksperiment i tillë, prej nga dëmi i shkaktuar për qytetarët është real në formën e rritjes së çmimeve dhe interesave të hipotekave: “Opinioni britanik duhet të ketë mundësinë të vendosë vet, ne kemi nevojë për zgjedhje të reja.”

Konservatorët do të mbrohen me çdo mënyrë prej zgjedhjeve të reja. Aktualisht partia laburiste në opozitë kryeson sondazhet me rreth 30 pikë kundrejt konservatorëve./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *