Subscribe

Hyrja kryesore për Tirane është shndërruar ne torture për drejtuesit e mjeteve. Te gjitha ata qe vijnë ne kryeqytet ose dalin përballen me trafik dhe radhe te gjata mjetesh veçanërisht tek rreth rrotullimi pranë doganës.

 

Heqja e shqiponjës dhe punimet për ndërtimin e mbikalimit kane shkaktuar kaos prej disa ditësh.

 

Ministria e Infrastrukturës se nuk ka marre asnjë mase për te devijuar kalimin e mjeteve dhe për te shmangur qarkullimin. Trafiku është njëlloj i renduar jo vetëm gjate ditës por edhe ne orët e mbrëmjes.

 

Situata duket se do te mbetet e pandryshuar edhe ne ditët ne vijim pasi nuk ka një afat te qarte për përfundimin e punimeve.

 

Trafik i renduar është shënuar edhe ne dalje te Kamzës nga Fushe Kruja e deri ne fshatin Nikel për shkak të rikonstruksionit të rrugës Vore – Fushë Kruje.

 

Disa dite me pare qindra automjete priten për ore te tera deri ne zhbollikimin e rrugës ne këtë segment.

 

Rikonstruksioni i aksit Vore – Fushë Krujë i nisur prej disa kohës nga Autoriteti rrugor shqiptar ende nuk ka mbaruar. Ne te gjitha rrugët kryesore ku kryhen punime nuk është menduar fare për qarkullimin e mjeteve dhe qytetaret qe bllokohen ne rruge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *